Mbas largimit të Mauricio Sarit si trajner i Napolit, presidenti i këtij të fundit, Aurelio de Laurentis, ka lëshuar në jo pak raste kritika në adresë të tij. Sipas De Laurentisit, gjatë tre viteve të qëndrimit të Sarit te Napoli, klubi i dha gjithçka atij, kurse ai nuk i dha asgjë, duke pasur parasysh se ai (Sari) nuk fitoi asgjë me Napolin.
“Unë jam i kënaqur me lojën e ekipin, por sigurisht që nuk jam i kënaqur me rezultatet. Gjatë tre viteve që ai qëndroi në Napoli, ne i dhamë atij gjithçka, ndërsa, si shpërblim, nuk morëm asgjë”, vuri në dukje De Laurentisi.
Mauricio Sari tani është bërë trajner i Çelsit, me të cilin në dy ndeshjet e para të Premier Ligës ai ka arritur fitore të rëndësishme, ndëra po aplikon me sukses te “blutë” e Londrës një filosofi dinamike dhe mjaft relaksuese, duke fituar simpatinë e lojtarëve dhe të tifozëve.
Sfidanti.al