Giorgio Chiellini është në garë me kohën për riaftësimin e tij. Mbrojtësi italian ka nisur punën në Vinovo për të kaluar dëmtimin e pësuar në pulpë në mënyrë që të jetë në fushën e lojës sa më shpejt të jetë e mundur. Objektivi padyshim është që të jetë gati për ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kampioneve që Juventus do ta luajë ndaj Barcelonës. Gjithsesi ato që do të përcaktojnë nëse do t’ia vlejë rreziku për Chiellinin që ai të jetë në fushën e lojës në këtë ndeshje, do të jenë disa kontrolle. Por jo vetëm kaq, në fakt gjithcka do të varet edhe nga trajneri Allegri i cili nuk e përjashton mundësinë që ndaj blaugranave qëndrën e mbrojtjes t’ia besojë Barzaglit apo Benatiasë, ndërkohë që i vështirë është aktivizimi I të sapoardhurit Howedes.
sfidanti.al