Champions League 2020/21 po merr formë, kuadri thuajse i formuar

Sezonin 2020/2021 i Ligës së Kampioneve po merr gjithnjë e më shumë formë.  Kampionatet më të rëndësishme që janë në aktivitet po mbyllen dhe po projektohen skuadrat që do të marrin pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Në Gjermani, Bundesliga e ka ulur siparin e saj dhe në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm do të jenë Bayern i Mynihut, Borussia Dortmund, Leipzig dhe Borussia Monchengladbach.

Në Francë, Ligue 1 e ka mbyllur me kohë sezonin, madje pa e cuar deri më fund për shkak të pandemisë coronavirus me PSG, Marseille dhe Rennes  janë të sigurta për pjesëmarrjen e tyre në edicionin e ri të Ligës së Kampioneve

Në Itali, 8 javë nga fundi i Serie A, Juventus, Lazio, Inter dhe Atalanta janë 4 skuadrat e para në renditje dhe me shumë probabilitet edhe pjesëmarrëse në Ligën e Kampioneve duke qenë se skuadra e vendit të katërt është e shkëputur me 15 pikë nga ndjekëset e saj Napoli dhe Roma.

Në Angli, Liverpool dhe Manchester City kanë monopolizuar dy vendet e para dhe gara është për 2 vendet e tjera. Leicester e Chelsea ndajnë vendin e 3 dhe të 4, por këto teë fundit duhet të tregojnë kujdes  nga Manchester United që është vetëm 3 dhe 2 pikë larg ‘dhelprave’ dhe ‘Bluve’. Nuk duket nënvlerësuar as Ëolverhampton që është 3 pikë larg Djajve të Kuq kiur kanë mbetur edhe  5 javë nga fundi i Premier League.

Në Spanjë, Real Madrid e Barcelona janë me siguri në Ligën e Kampioneve. Atletico Madrid e Sevilla duket se do t’I shoqërojnë 2 gjigandët e futbollit spanjoll edhe pse Villarreal e Getafe janë 6 dhe 7 pikë larg andaluzianëve kur kanë mbetur 4 javë nga përfundimi i La Liga.

Sfidanti.al