Bufoni: Kam edhe një shans që ta fitojë Ligën e Kampioneve

Portieri legjendar i Juventusit, Xhixhi Bufon, thotë se, pavarësisht nga dështimi i fundit, ai e ka edhe një shans tjetër që ta fitojë Ligën e Kampioneve të Evropës, para se “të pensionohet”. Bufoni, 39 vjeç, asnjëherë në karrierën e tij, nuk e ka fituar Ligën e Kampioneve, ndërkohë që, të shtunën e kaluar, Juventusi humbi finalen e pestë sipas radhës, gjithsej, shtatë nga nëntë të tilla.

“Sipas kontratës, kam edhe një vit që do të thotë se unë kam edhe një shans tjetër që ta fitojë Ligën e Kampioneve”, tha Bufoni, duke shtuar se, “sidoqoftë, do të jetë e vështirë që ekipi ynë të jetë më i mirë sezonin e ardhshëm, pasi, gjatë këtij viti, ne ishim të jashtëzakonshëm”. Bufoni, më parë, ka thënë se do të dalë në “pension” mbas Kupës së Botës “Rusi-2018”, vit, kur ai do të mbush 40 vjeç, që do të thotë se sezoni i ardhshëm do të jetë i fundit në karrierën e tij sportive.

Sfidanti.al