Ata të Tiranës do të duhet të shpenzojnë edhe më shumë, por gjithsesi do të jenë në kryeqytet sepse për Ligën e Konferencës do të luhet në “Arenën Air Albania”. Në të kundërt, Partizani edhe pse është në Champions do të luajë në “Elbasan Arenë”, dhe tifozët e kuq do të duhet të bëjnë një “copë rrugë”. Klubi i kuq njoftoi edhe çmimin e biletave për ndeshjen e 11 korrikut ndaj BATE-s së Borisovit. Ato tribuna që “gjuhen” më shumë nga tifozët i kanë çmimet e biletave nga 400 deri në 1 000 lekë, ndërsa një sektor pas porte (S) do të jetë i mbyllur. Më shtrenjtë vetëm biletat e tribunës kryesore dhe asaj VIP, që janë 3 000 dhe 4 000 lekë.
Sfidanti.al