Njukasëlli merr Sandro Tonalin, 64 milionë euro plus shpërblimet!

Për Milanin është një biznes i mirë, ndonëse vetë futbollisti nuk është se pati shumë dëshirë të largohej. Njukasëlli zyrtarizoi marrjen e Sandro Tonalit, me mesfushorin e Italisë që do të veshë fanelën e “qymyrxhinjve” sezonin e ardhshëm. Sipas mediave, klubi anglez do të paguajë 64 milionë euro të sigurta, por do të ketë edhe shuma të tjera në bazë të klauzolave për arritjen e objektivave. Në total, shifra mund të shkojë nga 70 deri në 75 milionë euro. Për Milanin, ikja e Tonalit është humbje e madhe sportive, por që shpresohet të zëvendësohet, ndërsa Njukasëlli e forcon shumë mesfushën.

Sfidanti.al