Bajerni proteston pas pezullimit të Mylerit ndaj Liverpulit

I pezulluar për një ndeshje dihej se do të ishte, por për fat të keq, tani i humbi të dyja. Tomas Myler nuk do të mund të luajë ndaj Liverpulit, në turin e dytë të Ligës së Kampionëve, pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e grupit ndaj Ajaksit. Sulmuesi i Bajernit, një lojtar përgjithësisht i formacionit, u pezullua nga UEFA me dy ndeshje, pasi u analizua kartoni i kuq, i marrë për një ndërhyje “kung fu” ndaj mbrojtësit të Ajaksit, Taliafiko.

Bavarezët protestuan, duke e quajtur një ndëshkim të rëndë dhe ekstrem, që do t’i prishë jo pak punë. “Tomasi kërkoi falje menjëherë pas ndeshjes, – u shprehën drejtuesit e Bajernit, – ai deklaroi se ndërhyrja nuk ishte e qëllimshme, dhe kjo është e dukshme. Ndëshkimi i është i tepruar, ne do të apelojmë, dhe ende nuk mund të quhet e vendosur që ai nuk mund të luajë në ndeshjen dytë ndaj Liverpulit”.

Sfidanti.al