Për fat të keq pati përballë një kundërshtar shumë të fortë, me mbrojtje të ashpër dhe me metoda për vonesën e lojës. Napoli i Karlo Ançelotit u detyrua të dilte nga fusha me një barazim pa gola, i ndërgjegjshëm se e rrezikon shumë pozitën e vet në grupin C. Liverpuli dhe Paris SG, me shumë gjasë, do t’ia dalin në stadiumin “Rajko Mitiç” të Zvezdës, edhe pse nuk do ta kenë këtë lehtë, dhe kjo rrezikon Napolin të dalë në vend të tretë, pra të eleminohet nga Championsi.
“Ishin dy pikë të humbura, – u ankua Ançeloti më pas, – ne nuk qemë në gjendje të shënonim, gabuam pasimin e fundit, ndonëse dominuam pjesën e parë. Në 15 minutat e fundit nuk u luajt më futboll, pasi ata vonuan lojën. Janë mjeshtra, e bënë edhe me Salcburgun”.
Sfidanti.al