A  mund të kemi frikë nga arbitri milioner i Barcelona-Juventus..

Barcelona-Juventus është një sfidë që do të gjykohet nga një arbitër milioner. bëhet fjalë për holandezin Bjorn Kuipers pasuria e të cilit, sipas portalit quotenet.nl për vitin 2016 ishte 9 milionë euro. Në këtë pasuri përfshihen të ardhurat e përfituara nga biznese të ndryshme, kryesisht nga zinxhiri i supermarketeve holandeze C-1000. I diplomuar për Drejtim e Adrministrim Biznesi, Kuipers është pronar edhe i një parukerie në Oldenzaal, që është qyteti i tij i lindjes dhe që ka një popullsi prej 30 mijë banorësh. Bjorn Kuipers është një njohje e vjetër e Barcelonës apo ndonjë prej lojtarëve të saj.

Në 2010, Kuipers gjykoi ndeshjen mes Ajaxit dhe PSV, aty ku Luis Suarez kafshoi në parakrah Otman Bakkal,por që i shpëtoi ndëshkimit me karton të kuq. Në 2011 ai gjykoi ndeshjen mes Barcelonës dhe Milanit ku akordoi një 11 metërsh për tërheqje nga fanela të Nestës ndaj Busquets, vendim që nxehu jo pak trajnerin  e kuqezionjve të asaj kohe që si për ironi ishte pikërisht Massimiliano Allegri. Kuipers drejtuar edhe finalen e Kupës së Konfederatave 2013 mes Brazilit dhe Spanjës, finalen e Europa League 2013 Chelsea-Benfica, dhe finalen e Ligës së Kampioneve 2014, Real-Atletico Madrid

sfidanti.al