Është bërë e zakonshme shifra prej 100 milionë eurosh kur vjen puna për blerje të mëdha në futboll. Ndryshimet sasiore në të ardhura (më shumë miliona nga të drejtat televizive), ndihmojnë klubet për ndryshime sasiore në transferimet. Reali do të bëjë gati “qindëshen” e radhës pasi ka përcaktuar një prioritet. Ky është Dil Ejli (Dele Alli), talenti 21-vjeçar i Totenhemit që po shkëlqen pa masë këtë sezon. Ejli ka luajtur edhe 17 ndeshje për Anglinë, ndërsa mund të quhet “shpirti dhe zemra” e Totenhemit. Së bashku me Harri Kejnin, ai po mban ekipin në ritmin e një pretendenti për titull kampion. Reali disa herë ka pasur lojtarë anglezë si Kallagan dikur, më pas Stiv Mekmanaman, Dejvid Bekam apo Majkëll Ouen. Ejli, ndoshta mund të jetë një sukses edhe më i madh.
Sfidanti.al