Mercedesi, Red Bulli dhe skuadrat angleze si Meklaren apo Uilliams, gjithmonë janë mburrur (me të drejtë) se kurrë nuk kanë bërë kompromis me parimet sportive: Më i miri pilot duhet të fitojë, edhe nëse kjo i prish punë skuadrës. Dakord, kjo ka qenë kështu, ndonëse sezonin e kaluar parimi u mbajt në këmbë vetëm sepse Ljuis Hamilton kundërshtoi shefin e skuadrës, Toto Volf. Ndryshimi u vu në praktikë këtë të diel në Çmimin e Madh të Bahreinit, kur Valteri Botas u urdhërua t’i hapte rrugën anglezit.
Skuadra gjermane mund të jetë e detyruar të veprojë kështu gjatë gjithë kampionatit botëror të Formula 1, nëse shikon që Sebastian Fetel mund të jetë aq i fortë sa ta fitojë titullin me Ferrarin. Deri më sot, ka qenë pikërisht Ferrari që është akuzuar dhe shpesh përbuzur se vendoste fitoren mbi ndershmërinë sportive, por tani Mercedesi nuk do të ketë shumë për të thënë. “Ne nuk e kemi bërë këtë më përpara, por situata tani është e ndryshme”, – thotë Volfi. Më qartë, “interesi është më i fortë se parimet”.
Ndërkaq, vetë Hamiltoni (që kurrë nuk ka pranuar urdhëra skuadre) do të përpiqet të fitojë me forcat e veta, pasi vetëm kështu do të ishte plotësisht i lumtur dhe krenar. Ai pohon me shumë sinqeritet se “për momentin, po ndihem keq, pasi është Fetel që kryeson, dhe unë nuk ekzistoj për të qenë i dyti”.
Sfidanti.al