Ozili ka refuzuar ofertën 100-milionshe brenda tri minutave!

Futbollisti gjermano-turk, Mesut Ozil, aktualisht, nuk ndodhet në formën e tij më të mirë, por, megjithatë, ai, gjithnjë, tërheq vëmendjen e atyre që e njohin futbollin, pasi bëhet fjalë për një lojtar të klasit më të lartë dhe këtë gjë ai e ka treguar në shumë raste gjatë karrierës së tij. Ai, në karrierën e tij, ka luajtur për disa klube të mëdhenj, ndërsa zbuloi, ditët e fundit, se ai kishte marrë një ofertë prej 100 milionë sterlinash që të fluturonte për në Kinën e largët.

“Kur mora, verën e kaluar, një ofertë prej 100 milionë sterlinash, mua nuk m’u desh ndonjë këshillë nga askush, sepse oferta në fjalë m’u duk absurde. Kinezët ishin gati që të më paguanin mua 100 milionë sterlina gjtë pesë viteve. Kjo ishte një përrallë me shumë para, një shumë që as në ëndërr nuk e kisha parë. Megjithatë, mua nuk m’u deshën më shumë se tri minuta që ta refuzoja atë. Agjenti im, Erkut, më telefonoi dhe më njoftoi për ofertën, duke më thënë: ‘Mendoj se ne jemi dakord dhe e dimë se çfarë përgjigje duhet që të japim. Besoj se nuk ka vend për t’u menduar shumë?’, më tha ai. Unë jam ende larg mbarimit të karrierës. Unë dua që të luaj me Arsenalin dhe të fitoj tituj. Nuk dua që të luaj në Kinë, pavarësisht sesa para ofrojnë ata. Nuk ka shans”, thotë Ozili në autobiografinë e tij “Gunning for Greatness”.

sfidanti.al