ATP Monte Carlo, Djokovic ‘djersit’ për të kaluar raundin e tretë

Për Novak Djokovic kualifikimi në raundin e tretë të turneut Masters të Monte Carlos nuk ishte aspak i lehtë. Tenistit serb iu desh të djersijë më shumë sec duhet në ndeshjen me Gilles Simon të cilin e mundi me rezultatin 2-1 në 2 orë e 33 minuta lojë. Pas një seti të parë pozitiv të fituar 6-3, Djokovic e pa veten të ndëshkohej në të dytin të cilin e humbi po 3-6 duke bërë që ndeshja të shkojë në set final. Pikërisht ky ishte seti që pati të papritura. Gilles Simon fitoi 2 herë më shërbimet e Djokovic, por nuk mundi t’i konfirmojë këto game të fituar. Kur rezultati  ishte 5-4 për francezin, numri 2 i botës arriti të fitojë 3 game radhazi për të mbyllur këtë set 7-5 dhe krejt ndeshjen 2-1. Kaloi në raundin e tretë të Turneut Masters të Monte Carlos edhe David Goffin që mundi spanjollin Nicolas Almagro 2-0 me sete 7-5;6-1.

sfidanti.al