Tifozët e futbollit, në shpesh raste, kanë vërejtje dhe bëjnë kritika për vendimet e gjyqtarëve kryesorë, por, gjatë një ndeshjeje që u zhvillua, ditët e fundit, në Brazil, u harruan të gjitha “dhimbjet e kokës” lidhur me vendimet e gabuara të gjyqtarëve, kur panë një gjyqtare anësore sensacionale. Braziliania superatraktive Deniz Bueno bëri debutumin e saj, në vijën anësore të fushës, në ndeshjen mes ekipeve Dezair dhe Sporting në një nga kategoritë e ulta të futbollit në Brazil, por, duke qenë se vetë ndeshja nuk meritonte ndonjë vëmendje të madhe të të pranishmëve, bukuria e saj ishte e mjaftueshme që ajo të vendosej në qendër të vëmendjes të të gjithë pinionit publik në vend. Fotografitë e Denizit në debutimin e saj, si gjyqtare anësore, u bënë një hit i vërtetë në rrjetet socialë, por, për të qeshur të bënte një pamje, ku shihej sesi futbollistët e të dy ekipeve në fushë shihnin me gojë hapur performancën e gjyqtares anësore bukuroshe!
sfidanti.al