Cfarë tifozësh; paguajnë pagën e prapambetur për lojtarët e Dinamos se Bukureshtit

Në Derbin e Bukureshtit mes Dinamos dhe FCSB(ish Steaua) që do të luhen ditën e diel, skuadra e Dinamo Bukuresht e drejtuar nga Dusan Uhrin do të hyjë në fushë me shkrimin ‘DDB’ në fanelë dhe pantallona, pasi tifozët mundën të blinin 10% të aksioneve të klubit që zotërohej nga Ionut Negoita në paketën aksionere të Dinamos. Ata derdhën në llogaritë e klubit 100 mijë Euro, shifër kjo e mbledhur nga kontributet për të paguar pagat e prapambetura të futbollistëve, pasi Dinamo e Bukureshtit është në krizë financiare prej kohësh.

Futbollistët për të shprehur mirënjohjen e tyre ndaj tifozëve në  sfidën e së dielës do të veshin uniformat me mbishkrimin ‘DDB’.

Ndërkaq, në ndeshjen derbi do të jenë edhe tifozët e Steauas për herë të parë pas 5 vitesh të cilët do të shpalosin parrullat dhe do të valëvizin flamujt e tyre. Nga 8200 bileta që ishin vënë në dispozicion të tyre, 1500 u shitën që në orën e parë në arkat e National Arena dhe mendohet se sektori I tifozëve miq do të jetë plot e për plot në ndeshjen derbi. Kjo sepse lideri historic I grupimit ultras të Steauas, Gheorghe Mustață u lirua dhe ai bashkë me njerëzit e tij po punojnë për një koreografi madhështore për të shënuar kthimin në stadium pas një pauze 5 vjecare dhe për të cilën janë shpenzuar disa mijë Euro

Sfidanti.al