Cfarë telashi, Milan humbet Calhanoglu e Theo Hernandez nga Covidi

Nuk ka qetësi për Milanin e Stefano Piolit që nuk ka kohë t’i gëzohet rikthimit në fushën e lojës të Zlatan Ibrahimovic. Trajneri italian me një ‘goditje’ të vetme humbet Hakan Calhanoglu dhe Theo Hernandez. Trekuartisti turk dhe mbrojtësi francez i krahut të majtë kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 dhe menjëherë hynë në izolim.

Përsa i përket pjesës tjetër të skuadrës së Milanit, të gjithë kanë rezultuar negativë në testet molekularë të kryer. Kjo do të thotë se për ndeshjen me Cagliarin, Piolit i duhet të krijojë një formacion tjetër me Brahim Diaz që do të marrë vendin e Calhanoglu dhe Dalot atë të Theo Hernandez. Përvec Cagliari, Calhanoglu dhe Theo Hernandez do të humbasin edhe ndeshjen ne Atalantën dhe shpresojnë në në 2 javë të jenë negatvë në testet e tyre të radhës për Covid-19 me të cilin po përballen edhe Rebic e Krunic .

Sfidanti.al