“Kushtrimi” i Murinjos dhe përgjigja e Kejnit, Totenhemi sërish në pretendime!

Përpara ndeshjes, trajneri u kishte bërë thirrje lojtarëve të tij të mos bënin ato gabime të pakta që vrasin ndeshjet. Totenhemi kishte humbur 10 pikë në krahasim me kreun në vetëm pak javë dhe shpresa e vetme për t’u kthyer në pretendime ishte vetëm fitorja. Kjo edhe ndodhi pasi futbollistët iu përgjigjën “kushtrimit” të Zhoze Murinjos duke triumfuar 3-1 në fushën e Shefild Junajtidit, e duke u ngjitur sërish në zonën Champions, pra në vendin e katërt në Premier Ligë, të paktën para ndeshjes së Mançester Sitit. Orie, Harri Kejn dhe Ndombele shënuan golat në “Bramall Lejn”, ndërsa Dejvid Mekgodrik ngushtoi përkohësisht në 1-2 për vendasit duke dhënë shpresë. Ndombele më në fund po tregon veten pasi u kritikua vjet nga Murinjo. Mesfushori u mor vjet për mbi 70 milionë euro, por iu desh shumë kohë që të tregonte se cili ishte me të vërtetë. Totenhemi ka 33 pikë në 18 ndeshje.

Sfidanti.al