Kylian Mbappé e mbylli vitin 2021 me dolli golash në Kupë dhe e nisi 2022-ën me më shumë shampanjë. Golat e tij ngrihen si shkumë me PSG. Kundër Feignies-Aulnoye de Quinta, sulmuesi francez e mbylli vitin e kaluar me një dopietë (0-3), ndërsa kundër Vannes nënshkroi “hat-trick”. “Në vitin 2022 kërkoj shëndet, lumturi dhe shumë tituj me PSG-në e Francën”, – tha ai pasi mori me vete topin në shtëpi nga “Stade de la Rabine”.
Mbapé, në moshën 23-vjeçare, tashmë e ka kaluar barrierën e 200 golave në karrierën e tij. Janë 201 gola në 309 ndeshje, të ndara midis Monakos (27 gola në 60 ndeshje), PSG (150 gola në 196 ndeshje) dhe Francës (24 gola në 53 ndeshje). “Kam frikë të mos fitoj, të zhgënjej. Dëshira ime është të lë një shenjë”, – tha Mbapé në një intervistë me Henry. Dhe po e bën. Ai është tashmë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e PSG (150 gola).
Ylli francez ka para vetëm Kavani (200 gola) dhe Ibrahimovic (156 gola), të cilët do t’i gjuajë gjatë gjithë këtij sezoni. Me Francën ka 24 gola, është afër hyrjes në “top 10”, që mbyllet nga Djorkaeff (28 gola). Askush nuk kishte arritur 30 gola kaq i ri në Champions League.Me Real Madridin në horizont, Mbappé nuk ndalet së përmirësuari numrat e tij. Ai ka grumbulluar 15 gola dhe 15 asiste në 24 ndeshje për PSG-në, këtë sezon. Kundër Vannes festoi “hat-trick”-un e nëntë në karrierën e tij.