Nga parajsa në ferr! Nga njeriu më i shpejtë në botë, tek prindi më i pazoti në mbarë rruzullin sportive . Fjala është për Marsel Jakobs, kampionin Italian të dy medaljeve të artë në Olimpiadën e Tokios, në 100 m dhe në 4x 100 m, jeta e të cilit ka ndryshuar në mënyrë radikale. Nderim dhe ç‘nderim mund të pagëzohet kjo që i ka ndodhur atletit në jetën private.
Në numrin e fundit të javores së njohur “Chi” , ka folur Renata Erika Szabo, ish-gruaja e Jakobsit. “ Xheremi ka 7 vite që vuan mungesën e babait të tij”. Njeriu më i shpejtë në botë në Olimiadën e Tokios, duket se është njëkohësisht edhe prindi më i vonuar, me i padenjë, kur djali ka mbushur 7 vjeç më 14 dhjetor…dhe nuk ka marrë asnjë telefonatë nga babai…
Sfidanti.al