Ceshtja Nejmar; braziliani në polici për publikimin e videos ‘hot’

Braziliani Nejmar u paraqit në rajonin e policiosë në Rio De Zhaneiro për të dhënë versionin e tij të fakteve për skandalin e përdhunimit që e ka përfshirë pas denoncimit të bërë javën e kaluar nga një 26 vjecare, Nejmar kishte marrë thirrjen për t’u paraqitur në polici pasi publikoi online një video ku shfaqeshin mesazher dhe fotot e shkëmbyera me vajzën pa lejen e kësaj të fundit, një veprim që në Brazil konsiderohet si krim i ndëshkueshëm me 1-5 vjet burg. Nejmar u paraqit për të dhënë dëshminë e tij pas pas 19:00 me orën lokale për t’u larguar nga policia pas 2 orësh në 21:00. me të dalë sulmuesi foli për median por pa dhënë detaje rreth dëshmisë së tij në lidhje me cështjen e krimit informatik.

‘Dua të falenderoj të gjithë ata që më mbështetën-tha Nejmar që është ende me paterica pas dëmtimit të pësuar me Kombëtaren dhe që e detyron atë të heqë dorë nga pjesëmarrja në Copa America
‘Nejmar donte të sqaronte atë cfarë ndiodhu-shpjegoi avokati i futbollistit-kemi shumë besim’
Futbollisti i Paris Sën Zhermenit në ditët e tjera do të shfaqet sërish në një rajon policie këtë radhë në atë të Sao Paulos ku 26 vjecarja bëri denoncimin e saj për përdhunim të premten e kaluar, por Nejmar i ka mohuar vazhdimisht akuzat

Paditësja e futbollistit Nazhila Trindade, një modele 26 vjec, në një intervistë televizive tregoi versionin e saj për takimin me Nejmar në Paris. Ajo tregoi se shkoi me dëshirë për të takuar Nejmar i cili i pagoi biletën e udhëtimit dhe akomodimin në hotel, por me të shkuar atje, sipas saj, situata u tensionua dhe degjeneroi duke theksuar se mbi të pati agresion dhe dhunë fizike.

sfidanti.al