Menaxheri i futbollistit të ri të talentuar holandez, Matijs De Light, i ka zgjedhur tanimë dy klubet potencialë, ku do të mund të luajë klienti i tij.
Gazeta katalonjase “Sport” shkruan se Barcelona nuk është më në konkurrencë për firmën e De Lightit që tani do të duhet të zgjedhë mes Liverpulit dhe PSZH-së.
Ajaksi kërkon 70 milionë euro për transferimin e qendërmbrojtësit të ri, gjë që do të thotë se agjenti i tij, Mono Rajola, do ta marrë si provizion 15 milionë euro. Sipas gazetës së mësipërme, Rajola ka zgjedhur Liverpulin dhe PSZH-në, sepse këta dy klube nuk e kanë problem që të paguajnë ndonjë provizion të madh, kështu që tani i ka mbetur vetë futbollistit të ri se në cilin nga këta dy klube do ta vazhdojë ai karrierën.
Sfidanti.al