Ulja e Antonio Kontes në stolin e drejtimit të Interit ka provokuar një stuhi të vërtetë në Itali, pasi tifozët e Juventusit janë tërbuar, për shkak të “tradhtisë” së tij, ndërkohë që tifozët e Interit nuk janë shumë të kënaqur që në krye të ekipit të tyre është caktuar një trajner që ka qenë nën hetim për fiksime paraprake të ndeshjeve. Sidoqoftë, vetë Konte është i bindur si ai do të mund t’i përgjigjet sfidës dhe do ta fitojë simpatinë e tifozëve përmes fitoreve në fushën e lojës.
“Pse unë pranova të vij tek Ineteri? Një nga arsyet është Marota, sepse unë e di se çdo klub, ku ai është i pranishëm, ka ambicie serioze. Ka tetë vite që Interi nuk lufton për vendin e parë, ka ardhur koha për ndryshime. Këtë e kërkon presidenti Zhang dhe unë mendoj se objektivi është i realizueshëm. Interi që tani mund të luftojë për trofe. Nuk them se do të jetë e lehtë dhe e di se në ndeshjet e para do të kemi probleme, por ne kemi shanse që duhet t’i sfrytëzojmë”, vuri në dukje Konte.
Sfidanti.al