Të vogla në moshë, por të mëdha në fushën e lojës. Akademia e Barcelonës tashmë njihet si burim talentesh të së ardhmes dhe kjo vlen edhe për futbollin e femrave. Madje klubi katalanas vendosi që këtë vit për herë të parë të regjistrojë një skuadër të vajzave U12 vjec në kampionatun e meshkujve.
Dhe Barcelona goditi në shenjë me këtë zgjedhje; skuadra e vajzave fitoi të 30 ndeshjet e kampionatit me 329 gola të shënuara, 121 nga të cilat kishin si autore Selia Segura, që fitoi edhe titullin e shënueses më të mirë me këtë shifër që është 2 herë më e madhe se ajo e shënueses së dytë më të mirë, ndërkohë që Barcelona e vajzave fitoi kampionatin me 14 pikë diferencë nga skuadrat pretendente.
Ky rezultat i jashtëzakonshëm shtyu klubin katalanas që të konfirmojë përsëritjen e eksperimentit edhe vitin tjetër në kategorinë U10. Në Spanjë lejohet përzierja e gjinive deri në moshën 16 vjecare. Sipas asaj që publikohet te Neë York Times, Barcelona po investon shumë për zhvillimin e futbollit të femrave. Zgjedhja për të regjistruar skuadrën e vajzave në kampionatin e djemve nga ana e katalanasve është e motivuar nga një strategji precize; zgjerimi i teknikës dhe metodikës së stërvitjes edhe te vajzat dhe te motivimi i tyre duke i pësfshirë në kompeticionet e djemve. Një projekt ky që po e shpërblen skuadrën spanjolle rrugën e së cilës po e ndjekin edhe 2 klube të tjerë iberike; Atletiko Madrid dhe Atletik Bilbao
sfidanti.al