Reali i Madridit dështoi në tentativën e tij të parë për të mbyllur blerjen e Eden Hazard. Ditën e enjte klubi madrilen bëri nijë ofertë për futbollistin belg i bindur se gjithcka që do shkonte shumë mirë kështu që Hazard do të mbërrinte në Madrid të shtunën për të bërë prezantimin të hënën.
Por duket se tratativat kanë ngecur dhe janë shtyrë pasi te Celsi nuk kanë ndërmend të privohen kaq lehtë nga lojtatri, kështu që drejtuesve të Realit u duhet të tregohen të durueshëm në këtë operacion merkatoje. Hazard ka me Celsin një kontratë deri në vitin 2020 dhe përpara dy javësh lajmëroi drejtuesit e klubit vendimin e parevokueshëm të mosrinovimit të kontratës pasi dëshiron që të luajë me Realin e Madridit.
Klima e krijuar rreth futbollistit është e lamtumirës, dicka që në të vërtetë e krijoi vetë Hazard me deklaratën e tij pas përfundimit të finales së Europa League ndaj Arsenalit ku ai shënoi 2 gola duke ‘i shkelur syrin’ Realit të Madridit. ‘Unë e mora vendimin tim dhe e kam thënë para dy javësh. Tani varet nga klubet dhe unë jam në pritje. Besoj se kjo është një lamtumirë, por në futboll asnjëherë nuk dihet se cfarë ndodh’.
Gjithsesi për momentin cështja e transferimit të Hazard te Reali mbetet pezull. Belgu ka prioritet të menjëhershëm përfaqëesuesen e tij me të cilën do të luajë dy ndeshjet eliminatore të Euro 2020 kundër Kazakistanit në 8 qershor dhe Skocisë në 11 qershor.
sfidanti.al