Kristiano Ronaldo-Nejmar, sfidë mes titanësh; por vetëm për një spot

Kristiano Ronaldo dhe Nejmar vihen përballë në një sfidë xhonglimesh. në fakt bëhet fjalë për një spot publicitar për SFR, kompania e dytë më e rëndësishme telefonike franceze ku Nejmar e Ronaldo i bënin xhonglimet me topin, ndërkohë që publiku pas tyre numëronte me zë të lartë.

Video e spotit publicitar shumë shpejt filloi të bëjë xhiron e botës, ndërkohë që Kristiano Ronaldo e postoi atë në profilin e tij në rrjetet sociale të shoqëruar me mesazhin: ‘Bëra një mik të ri ndërsa xhiroja spotin e ri publicitar të SFR TV’

sfidanti.al