Inter, Konte është trajneri i ri: Dua të coj klubin ku e meriton

Më në fund u bë zyrtare; Antonio Konte është trajneri i ri i Interit. Klubi zikaltër doli me një komunikatë në mbrëmjen e së enjtes për të bërë të ditur lajmin. Antonio Konte, që mori vendin e Luciano Spaletit të shkarkuar, firmosi me Interin një kontratë 3 vjecare me një pagë prej 9 milionë Euro në sezon që nëse i shtojmë edhe bonuset mund të shkojë në 12 milionë Euro.

Po kështu, në stafin e tij do të jenë persona të besuar duke nisur që nga vëllai i tij Xhanluka si zëvendëstrajner, asistentët Stelini e Vanoli, përgatitësit Tus e Korati, përgatitësi i portierëve Bonaiuti, ndërkohë që është rikthyer pas 3 vitesh edhe Lele Oriali në rolin e menaxherit të klubit.
Ndërkaq, trajneri Konte dhe presidenti i Interit Zhang kanë dhënë edhe intervistën e tyre të parë me teknikun që dha përshtypjet e tij të para.

‘Përshtypjet e para janë pozitive-tha Konte-për mua është një eksperiencë e re, një kapitull i ri në jetën time, një sfidë e re. Unë jetoj për këtë dhe jam shumë entuziast për nisjen e këtij kapitulli të ri. Falenderoj presidentin për fjalët e bukura që më dedikoi dhe do të kërkoj që me punën time t’ia shpërblej besimin që klubi dhe drejtuesit më dhanë. Përse e zgjodha Interin? Për projektin, seriozitetin, ambicien dhe historinë e këtij klubi. Po flasim për një prej klubeve më të mirë në Itali dhe në botë, një klub i madh. Më bindi dëshira për të rikthyer së bashku Interin aty ku e meriton’

sfidanti.al