A do të dalë, për herë të parë, jashtë SHBA-së titulli i NBA-së?!

U luajt ndeshja e parë finale jashtë kufijve të Shteteve të Bashkuara, në historinë e basketbollit amerikan. Toronto Raptors, një skuadër kanadeze, bëri historinë duke pritur Golden Stejtin në Arenën e saj, dhe duke fituar 118-109. Edhe pse doli për herë të parë në Finalen e madhe, sërish Toronto nuk u duk aspak si pa përvojë dhe e kontrolloi ndeshjen, falë një ylli të papritur si Siakam.

Ky shënoi 32 pikë, niveli më i lartë në karrierë, duke gabuar vetëm 3 nga 17 gjuajtjet nga loja, e duke shtuar 8 topa në tabela e 5 asistë. Leonard, njeriu që pritej të udhëhiqte, shënoi 23 pikë, i mbuluar fort, si dhe pati 8 topa në tabela e 5 asistë, ndërsa spanjolli Mark Gasol ishte i rëndësishëm me 20 pikë.

Golden Stejti nuk i pati sërish Kevin Durantin, Demarkus Kouzinsin, si dhe qendrën tjetër, Endrju Bogat, të dëmtuar. Stefën Kërri ishte shënuesi më i mirë në parket me 34 pikë, kapiteni Klej Tompton realizoi 21, ndërsa Drejmong Grin ishte autor i një tripëll dabëlli “10”, pra me 10 pikë, 10 topa në tabela e 10 asistë. Golden Stejti, kampion në fuqi i NBA-së, po luan finalen e pestë radhazi, ndërsa kurrë nuk e kishte humbur ndeshjen e parë, veçse që e kishte luajtur gjithnjë në shtëpi. Ndeshja e dytë luhet po në Toronto, në mëngjes herët të 3 qershorit.

Sfidanti.al