Askush tjetër si Pedro, unik, bëri histori të rrallë në Baku!

Çelsi triumfoi në Ligën e Evropës (LE), duke mundur thellë 4-1 në finale të saj Arsenalin dhe një nga golat e shënoi futbollisti spanjoll, Pedro. Ai kishte një arsye të veçantë që të gëzohej më shumë se të tjerët, veç arsyes se fitoi trofeun e LE-së.

Pedro u bë futbollisti i vetëm në histori që ka arritur të fitojë Botërorin, Evropianin, Ligën e Kampioneve, Ligën e Evropës, Superkupën e Evropës dhe kampionatin botëror të klubeve, pra të gjithë trofetë ndërkombëtarë të mundshëm që mund të fitohen.

Veç kësaj, Pedro në vitrinën e vet ka edhe trofe të Premier Ligës. FA Kupës, Kupës së Ligës, La Ligës dhe Kupës së Mbretit të Spanjës.

Pedro, gjithastu, ka bërë atë që nuk e ka bërë asnjë futbollist deri më sot dhe që vështirë se do të mund ta bëjë ndonjë tjetër: ai është i vetmi lojtar që brenda një sezoni ka shënuar gola në gjashtë konkurrime të ndryshëm dhe të fitoi në to trofe, kur me Barcelonën, më 2009, realizoi “tripletën”, ndërsa më pas fitoi Superkupën e Spanjës, Superkupën e Evropës dhe kampionatin botëror të klubeve.

Sfidanti.al