Drogba euforik e quan Hazarin “Princi i Stemford Brixhit”

Çelsi e mbylli me sukses të madh një sezon, në të cilin ai luajti me hope, por e kurrorëzoi, duke triumfuar në konkurrimin e dytë më të rëndësishëm evropian midis klubeve, Ligën e Evropës (LE), pasi mundi në finalen e saj në mënyrën më të mirë të mundshme

4-1 Arsenalin. Po kështu, në mënyrën me të mirë të mundshme Çelsi i dha lamtumirën futbollistit të vet që gjatë viteve të fundit ka qenë më i miri, Eden Hazarit.

Futbollisti belg mbas ndeshjes finale të LE-së e pranoi se do që të transferohet për te Reali i Madridit, ndërkohë që, sikurse është paralajmëruar, klubi i “bluve” të Londrës nuk do ta pengojë dhe do ta lejojë Hazarin që ai të shkojë te klubi, me të cilin ai ka ëndërruar që të luajë që i vogël. Edeni ka qenë simbol i lojës sulmuese së Çelsit gjatë shtatëve viteve të fundit dhe është shndërruar në një legjendë të vërtetë të këtij klubi londinez.

Menjëherë, mbasi Çelsi triumfoi në Ligën e Evropës në Baku të Azerbajxhanit, u prononcua edhe  një legjendë tjetër e “bluve” të Londrës, Didier Drogba, që e falenderoi që nga shtepia e vet futbollistin belg, duke e quajtur atë “Princi i Stemford Brixhit”.

“Ti, je legjendë e Çelsit, ‘Princi i Stemford Brixhit’. Të falenderoj”, vuri në dukje Drogba euforik.

Sfidanti.al