Vilash-Boash kthehet, por a mund te shpallet “magjistar” i  Marsejës

Trajneri portugez, Andre Vilash-Boash, iu kthye futbollit mbas një pauze prej 18 muajsh, duke marrë përsipër ish-kampionin e Evropës, Olimpikun e Marsejës.

Ish-trajneri i Akademikës, Portos, Çelsit, Totenhemit dhe Zenitit të Shën Peterburgut pauzojë 18 muaj, ndërkohë që angazhimi i fundit ka qenë në Kinë, ku ai drejtoi Shangain SIPG, nga ku u largua në nëntor 2017. Më pas, ai iu kushtua motosportit, madje konkurrojë edhe në garën e famshme të Dakarit.

Sidoqoftë, tani Vilash-Boash i la mbrapa aventurat sfiduese,  iu kthye edhe një herë tjetër futbollit dhe detyrën e re të trajnerit të Marsejës ai do ta nisë më 1 korrik. Tani, detyrë kryesore e tij është që ta kthejë klubin e “Velodromit” në majën e futbollit francez dhe, nëse do të jetë e mundur, t’i sjellë sukses edhe në konkurrimet evropiane.

Sfidanti.al