Roberto Martinez  në krye të Barcelonës? Mbaroi koha e Valverdes…

Kryesia e Barcelonës ka vendosur që ta lirojë nga detyra trajnerin e deritanishëm të saj, Ernesto Valverde, dhe mbetet që ta bëjë këtë vetëm zyrtarisht. Të paktën, kështu shkruajnë disa mediume sportivë katalonjas, sipas të cilëve kjo do të ndodhë shumë shpejt.

Në fakt, Valverde pati ditët e fundit një takim me shefat e mëdhenj të klubit katalonjas, por rezulati i tij ende nuk dihet.

Si arsye të lirimit të Valverdes nga detyra e trajnerit janë disa, sepse ekipi i tij dështoi në Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Spanjës, por edhe sepse disa lojtarë nuk kanë besim te cilësitë e tij drejtuese.

Media spanjolle përmend si kandidaturë të parë serioze trajnerin e përfaqësueses së Belgjikës, Roberto Martinez, që të ulet në stolin e drejtimit të Barcelonës. Në fakt, nëntorin e kaluar, për të u tha se ai do të zëvendësonte Hulen Lopetegin në krye të Realit të Madridit, por Martinezi, sikurse u tha atëkohë, refuzoi që të shkonte në “Santiago Bernabe”.

“Unë nuk mund t’i them ‘Po’ asnjë klubi pa folur fillimisht me federatën belge të futbollit. Nuk kam asnjë koment tjetër”, deklaroi shkurt Martinezi para gazetarëve. Kontrata e tij me federatën belge është deri më 30 qershor 2020 dhe, nëse vendosët që ai të shkojë në “Kamp Nou”, Barcelona do të duhet të paguajë një zhdëmtim të madh financiar.

Sfidanti.al