Kishte disa kohë që punët nuk po shkonin shumë mirë, diçka që ndihej në ajër. Roma ishte si në ethe, dhe fundi i sezonit shpërtheu menjëherë një bombë që mund të dëmtojë këdo. Lajmet janë që disa nga lojtarët e vjetër kishin formuar një “kartel” për të imponuar mendimet e tyre. (Sipas gazetave) Edin Xheko, Manolas, Kolarov dhe kapiteni Daniele De Rosi, me qendrimin e tyre kundër një legjende si Françesko Toti. Po ashtu, edhe për ikjen e trajnerit Di Françesko, duke mos pasur besim në skemat e tij. Në shënjestër të grupit qenka bërë edhe Monçi, ish-drejtori sportiv që u kthye në Spanjë.
Toti, sipas këtij varianti, nuk kishte mbështetje në rolin e tij si drejtues, madje edhe ishte ankuar, ndërsa futbollistët në fjalë donin t’i bënin “puç”. Sipas gazetave, “komplotin” e dinte presidenti Palota, por ky i fundit u tërbua nga këto fjalë dhe kërcënoi t’i dërgonte në gjyq ata që e akuzonin. E gjithë kjo atmosferë nuk premton asgjë të mirë për një klub që humbi edhe një burim të madh të ardhurash si Liga e Kampionëve.
Sfidanti.al