E pabesueshme; për të mundur ekipin e Kanavaros, në fushë.. 3 portierë

Është e pabesueshme ajo që ndodh në Kinë. Nga Kupa e Kinës shënohet një ngjarje që hyn me të drejta të plota në historinë e futbollit pasi asnjëherë nuk është parë dicka e tillë. Në fakt për ndeshjen ndaj Guangzhout të Fabio Kanavaros, trajneri i Beijing Rehne hodhi në fushën e lojës në të njëjtën kohë 3 portierë, 1 mes shtyllave dhe 2 të tjerët në sulm, me pak fjalë në fushë në total me gjithë atë të Guangzhout ishin 4 portierë

Një zgjedhjet që në pamje të parë duket një cmenduri e vërtetë sidomos po të mendosh se në fund skuadra e Kanavaros e fitoi ndeshjen me goleadë 5-0; por ka një motiv për këtë zgjedhje. Në fakt trajneri i Beijing Rehne e sakrifikikoi me ndërgjegje këtë ndeshje kupe për t’u përqendruar në kampionat dhe u paraqit në fushë me 14 lojtarë. përvec kësaj sipas rregullores, skuadra duhet të hedhë në fushën e lojës një numër të caktuar të lojtarëve të U23, kështu që trajnerit Stanojevic iu desh që të aktivizonte pikërisht 2 portierët kur u desh të bënte zëvendësimet.

Për t’u theksuar është se golat skuadra e Kanavaros i shënoi kur dy portierët e aktivizuar në repartin e sulmit ishin ende në pankinë.

sfidanti.al