Celsi ne hall, FIFA konfirmon bllokimin e merkatos, refuzon lënien pezull të vendimit

Bllokimi në merkato i Celsit mbetet në fuqi. FIFA konfirmoi vendimin e saj duke hedhur poshtë apelin e bërë nga klubi londinez për lënien pezull të dënimit. Tani Celsit nuk i mbetet gjë tjetër vecse të presë verdiktin përfundimtar të apelit në muajt e ardhshëm.

FIFA e dënoi Celsin me bllokim të merkatos për thyerje të normave të transferimit të 29 futbollistëve nën moshën 18 vjec, Kjo do të thotë se Blutë nuk do të mund të blejnë futbollistë të rinj në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në dy sesionet e ardhshme të merkatos, dmth deri në verën e vitit 2020.

është ky një vendim që mund të kushtëzojë edhe blerjen e mundshme të kartonit të Gonzalo Higuain që kaloi te klubi londinez nga Juventus me huazim në muajin janar, pas një pjese të parë të sezonit të kaluar te Milani. Po kështu vendimi i FIFA ka një ndikim edhe në aspektin e lojtarëve me në krye Hazard, me Celsin që nuk do të mund t’i shesë ata edhe nëse do të dojë për shkak se nuk do të mund të sjellë në skuadër lojtarë të rinj për t’i zëvendësuar.

sfidanti.al