Ranieri kthehet te Roma: Kur kjo skuadër të kërkon, nuk e refuzon dot

Tani është zyrtare, Klaudio Ranieri do të jetë trajneri i Romës deri në fund të këtij sezoni. Klubi verdhekuq bëri të ditur arritjen e një marrëveshjeje me trajnerien italian që zëvendësoi Euzebio di Franceskon duke firmosur për 3 muaj me drejtuesit e Romës.

‘Jemi të lumtur që t’i urojmë mirëseardhjen Klaudio Ranierit-ishin fjalët e Xhejms Palotës që zyrtarizoi rikthimin e Ranierit-objektivi është që të renditemi sa më lart në klasifikim dhe të arrijmë të kualifikohemi në zonën Champions. për këtë arsye vendosëm që ta marrim një trajner që e njeh klubin, ambientin dhe është në gjendje që të motivojë lojtarët. Klaudio i ka të gjitha këto karakteristika dhe është shfaqur entuziast teksa pranoi këtë sfidë të re’.

Edhe vetë Ranieri është shfaqur i kënaqur me këtë aventurë të re të tij te Roma.

‘Jam shumë i lumtur që u ktheva në shtëpi. Kur Roma të kërkon është e vështirë ta refuzosh-u shpreh Klaudio Ranieri.

Klaudio Ranieri pas nënshkrimit të kontratës me Romës nisi menjëherë punën me skuadrën. Debutimin ai do ta bëjë të hënën në ndeshjen me Empolin dhe që tani po flitet për skemën që ai do të përdorë 4-2-3-1 me trajnerin roman që do të duhet të bëjë llogaritë me 7 mungesa kështu që ai po mendon që të besojë te Klajvert. Ranieri e ka drejtuar edhe më parë Romën, por në karrierën e tij 30 vjecare ai është ulur edhe në poankinën e skuadrave të tilla si Celsi, Monako, Fulham, kombëtarja greke, por kryevepra e tij është padyshim fitorja e titullit kampion në Angli në 2016 me Leister Siti.

sfidanti.al