Celsi, humbje prej 118 milionë Eurosh në vitin e fundit

Pas dy viteve me rezultat pozitiv në bilancin financiar, Celsi në vitin e fundit regjistroi një humbje prej 100 milionë Paund ose 118 milionë Euro. Është  tabloidi britanik ‘The Sun’ që publikoi gjithcka sipas të cilit kryesisht në këtë rezultat financiar kanë ndikuar blerjet e Kepas, Pulishic, Kovacic dhe Zhorzhinjos që në total kapën një vlerë prej rreth 246 milionë Euro.

Presidenti Brus Bak justifikoi këto shpenzime me nevojën e skuadrës së Celsit për t’u rikthyer në nivelet më të larta sportive. Po kështu edhe disa shpenzume të tjera dhe mungesa e Ligës së Kampioneve ndikuan në këtë rezultat me humnbje në bilancin e Bluve të Londrës. Pavarësisht kësaj, presidenti Bak qetësoi tifozët e Celsit teksa siguroi se klubi I plotëson të gjithë kriteret e vendosura nga UEFA përsa I përket rregullit të Fair Play Financiar sipas të cilit diferenca mes shpenimeve për  blerjeve dhe  të ardhurave nga shitjet e lojtarëve nuk duhet të jetë më e lartë se 100 milionë Euro

Sfidanti.al