Javën e kaluar, Kristiano Ronaldo në një konferencë në Dubai deklaroi nuk e mendon tërheqjen nga futbolli në këtë moment dhe se mund të luajë deri në momentin kur trupi I tij nuk do të përgjigjet sic duhet në fushën e lojës. Nuk është hera e parë që portugezi shfaq dëshirën e tij për të zgjatur karrierën si futbollist I luajtur deri në moshën 40 vjecare, por kur e ratifikon këtë në moshën 34 vjecare tregon që e ndjen veten në fortë.
Sipas të përditshmes italiane ‘Corriere Dello Sport’, pas kësaj deklarate të Ronaldos,Juventusi filloi të mendojë për rinovimin me yllin portugez edhe pse kontrata e të cilit nuk skadon përpara qershorit të vitit 2022 kur Kristiano Ronaldo do të jetë në moshën 37 vjecare
Sfidanti.al