‘Camp Nou’ pret legjendat; Ronaldinho bën magjinë, por Man.Utd mund Barcelonën

Stadiumi Camp Nou priti një pjesë të legjendave të futbollit botërior teksa u organizua një ndeshje me qëllime bamirësie mes barcelonës dhe Manchester United.  Në radhët e legjendave të skuadrës katalanse spikasnin emra të tillë si Ronaldinho, Rivaldo, Mendieta, Giuly etj, ndërsa Djajtë e Kuq u kundërpërgjigjën me Poborsky, Yorke, Silvestre apo Saha. Ai që fitoi më shumë duartrokitje në këtë përballje ishte Ronaldinho që tregoi edhe njëherë dicka nga klasi i tij si futbollist dhe ai që e provoi ishte pikërisht Blomqvist teksa u poshtërua pas një driblimi të brazilianit, por në fund ai që fitoi sfidën ishte Manchester United që shënoi me Blomqvist, Poborskyn dhe Yorke, ndërkohë që golin e vetëm për skuadrën blaugrana e shënoi Dehu.

sfidanti.al