logo

  • Faqja e Parë
  • Futboll
    • Kombëtarja
    • Kategoria Superiore
    • Kategoria e Parë
  • Futboll bota
    • Champions Liga
    • Europa Lige
    • Seria A
    • Premier Liga
    • La Liga
    • Bundesliga
    • Ligue 1
  • Opinion
    • Analizë
    • Koment
    • Intervista
  • Përse?
  • Thumbime
  • Sport mix
  • Humor
  • Gossip
  • Faqja e parë
  • Futboll bota / Logoja e ngjashme me të Leipzigut; UEFA urdhëron Salzburgun ta ndryshojë

Logoja e ngjashme me të Leipzigut; UEFA urdhëron Salzburgun ta ndryshojë

  • 1 Kor 2017
  • Futboll bota

Klubi i Salzburgu ndryshon logon e tij për të luajtur në Ligën e Kampioneve në turin paraeliminator. Është UEFA që e detyron klubin austriak të ndërmarrë këtë hap kjo për faktin se logoja aktuale e Salzburgut është tejmase e ngjashme me atë të Leipzigut që është kualifikuar tashmë në fazën e grupeve të këtij kompeticioni. Në logon e përdorur deri tani nga Salzburg, shfaqeshin 2 dema, ndërsa në atë të ndryshuar është vetëm 1. Po kështu stema do të bëhet e rrumbullakët ndërkohë që emri i skuadrës nuk do të shkruhet më RB Salzburg, por FC Salzburg. Dhe të mendosh që tifozët e Salzburg 12 muaj më parë kërkuan një modifikim të logos dhe të shtonin një yll, kërkesë që u refuzua nga drejtuesit e Red Bull me këta të fundit që do të jenë të detyruar ta bëjnë këtë me urdhër të UEFA. historia e logos sjell në mendje një ngjarje shumë kurioze. Përpara një viti në ndeshjen mes Salzburgut dhe Liepaja Riga, Andreas Ulmer që ishte pjesë e skuadrës austriake veshi pa e kuptuar uniformën e Leipzigut. E megjithatë askush nuk e vuri re kjo për shkak të ngjashmërisë së madhe të uniformave të të dyja skuadrave. UEFA, që lejoi pjesëmarrjen e këtyre dy skuadrave në Champions League pasi verifikoi se Red Bull nuk i kontrollonte të dyja klubet, vendosi që të urdhërojë Salzburgun të ndryshojë logon.

sfidanti.al

Tags: champions, logo, Salzburg, UEFA
  • Postimi i mëparshëm
  • Postimi pasues
AMG Energy Form Albania

Opinion

  • Mrekulli te  Elbasani-Partizani …“shënon” edhe magazinieri !
    Mrekulli te  Elbasani-Partizani …“shënon” edhe magazinieri !
  • Ballo me maska në Superligë: si ndahen rolet ?
    Ballo me maska në Superligë: si ndahen rolet ?

Postime Së Fundi

  • Argjentinë, rinis procesi për vdekjen e Diego Maradonës
  • Sterling, dikur kushtonte 160 milionë, sot edhe Feyenordi nuk e ka në plan
  • Lind djali i Joe Thompson-it një vit pas ndarjes nga jeta
  • Mascherano largohet nga Inter Miami
  • Raphinha shpërthen: Ndeshje e vjedhur, gjykim i tmerrshëm
  • Faqja e parë
  • Rreth Sfidantit
  • Privatësia
  • Cookies
  • Kontakt
  • Opinion
  • Analizë
  • Intervista
  • Koment
  • Përse?
  • Futboll
  • Futboll bota
  • Gossip
  • Sport mix
  • Thumbime
© 2016 - 2017 Sfidanti Sportiv. Të gjitha të drejtat e rezervuara.