‘Dasma e vitit’ u bë; Lionel Messi çoi Antonelën në altar

Lionel Messi coi Antonela Rocuzzon në altar dhe ky përbënte lajmin e ditës. Në Rosario, qytetin e lindjes së çiftit, ylli i Barcelonës dhe përfaqësueses argjentinase i dha zyrtarisht lamtumirën beqarisë duke kurorëzuar më në fund historinë e dashurisë me Antonelën me të cilën është njohur që në moshën 11 vjeçare. 350 oficerë policie u angazhuan për sigurinë e kësaj martese dhe mbi 100 gazetarë ishin akredituar gjë që tregon interesin e madh që u krijua në mbarë botën  duke qenë se dhëndri ishte futbollisti që ka thyer rekorde pafund në botën e futbollit. Në ceremoninë e martesës së Messit ishin 260 të ftuar. Pothuajse të gjithë futbollistët aktualë të Barcelonës udhëtuan drejt Argjentinës për të qenë në momentin më të rëndësishëm të jetës së sulmuesit 30 vjecar sic ishte rasti i Shakirws dhe Gerard pique. Aty ishin edhe  Suarez, Neymar, Sergi Busquets apo Jordi Alba, apo edhe legjenda të skuadrës katalanase që kanë lënë gjurmë si Xavi Hernandez, Samuel Eto’o e Carles Puyol. Sigurisht nuk mund të mungonin në dasmën e Messit as futbollistët e kombëtares argjentinase si Sergio Aguero, Ezquiel Lavezzi apo Angel Di Maria. Pas një ceremonie të shkurtër civile që u zhvillua në hollin e një hoteli luksoz në Rosario, çifti Messi u shfaq përpara medias dhe puthjet nuk munguan. Historia e dashurisë mes Lionel Messit dhe Antonella Rocuzzos është shumë e gjatë dhe cifti ka përjetuar shumë momente të gëzueshme sic është lindja e 2 djemve Tiago 4 vjeç dhe Mateo 21 muajsh.

sfidanti.al