Calhanoglu ka vetëm fjalë të ëmbla për talentin shqiptar

Kristjan Asllani është një nga lojtarët më të disiplinuar të Interit dhe trajneri zikaltër Simone Inzaghi e ka theksuar përhërë një gjë të tillë. Në një koment për lojtarin shqiptar ndalet edhe mesfushori Hakan Calhanoglu. Mesfushori i talentuar i kombëtares shqiptare, është zëvendësuesi i turkut në skemat e zikaltërve të Simone Inzaghit. Calhanoglu ka krijuar një raport shumë të mirë me 21-vjeçarin nga Elbasani, teksa zbulon edhe këshillat që i jep Asllanit.

Unë dhe ai kemi krijuar një marrëdhënie të mirë që kur erdhi tek Interi. I kam folur që në fillim. Kristjani ka diçka të veçantë, ka shumë cilësi të mira. Sigurisht që bisedat që diskutojmë do të mbeten mes nesh, por doni të dini se çfarë i them? I kërkoj të japë gjithmonë maksimumin. Gjithashtu insistoj që të jetë më agresiv, dhe të jetë më i uritur në duele. Po përmirësohet shumë si futbollist, është një djalë i mirë, i cili të dëgjon kur i flet”, theksoi kapiteni i kombëtares turke.

sfidanti.al