Pasi fitoi setin e parë 6-4 dhe humbi të dytin 6-3 ndaj Dimitrov, tenisti italian, Yanick Sinner ka kaluar një moment të sikletshëm në ndeshjen e luajtur për llogari të turneut të Pekinit. Italiani u rinis fuqishëm në setin e tretë dhe kur ndeshja ishte fiksuar 3-0 në favor të tij, ai shfaqi probleme fizike duke shqetësuar të pranishmit. Sinner nisi të vjellë për shkak të gjendjes së rënduar me sistemin tretës.
Moment shumë i vështirë që rrezikoi ndeshjen por që më pas Sinner e fitoi. Nëse gjendja e tij nuk përmirësohet, atëherë italiani do ta ketë shumë të vështirë të përballet me Alcaraz në gjysmëfinale.
sfidanti.al