Uli Hënesi si Sër Aleksi, nga sherri tek shakatë me futbollistët

Të dish të sillesh me njerëzit është aftësi e madhe, dhe jo të gjithë e kanë, por ka nga ata që edhe dinë, edhe nuk dinë. i tillë ndoshta mund të quhet presidenti i Bajernit, Uli Hënes, i cili u pyet pikërisht për marrëdhëniet që ka pasur në vazhdimësi me yjet e skuadrës. “Sot është shumë më e lehtë të ketë gjahnxehtësi – tha Hënesi, – që të ecësh përpara do të thotë të kuptosh gabimet e të tjerëve, dhe t’i falësh ata”.

Uli Hënesi, edhe vetë një ish-lojtar i madh, – thotë se mban raporte të rëndësishme me futbollistët, por jo gjithnjë gjërat kanë shkuar “mjaltë”. “Nuk ka qenë e lehtë të komunikoje me të tillë si Mario Basler, Oli Kahn apo Stefan Efenberg, – kujton Hënesi, – por, ata gjithnjë thonë se me mua kanë bërë debat, por nuk u kam mbajtur kurrë inat. Apo Jeremis. Apo Markus Babel, me të cilin u kapëm për fyti në Bremen. Dy herë Andi Hercog i iku për shalësh, dhe unë e qortova, i bërtitat. U deshën tre lojtarë për ta mbajtur, por ndërkohë ne ishim kapur për fyti. Ditën e nesërme, shtrënguam duart”.

Sfidanti.al