Dikur Napoleon Bonaparti thoshte se një rus e mundte një francez, edhe dy rusë, dy francezë, por 10 francezë i mundnin 10 rusë. Çështje organizimi dhe trajneri i Milanit, Silvio Pioli, pikërisht këtë përpiqet t’u fusë në kokë lojtarëve të tij. Tekniku thinjosh foli pas fitores së vështirë dhe të vuajtur ndaj Spalit, 1-0 në “San Siro”, fitorja e parë e tij në stolin kuqezi.
“Ekziston shpirti i garës, karakteri për të luftuar, – tha ai, – por, më vjen keq që nuk e mbyllëm ndeshjen. Gjithsesi, duhet të mendojmë si skuadër”. Milani ka për detyrë ta bëjë shpejt, sepse kalendari nuk bën shaka, në radhë janë Lacio, Juventusi dhe Napoli. “Të luftojmë si sot, – tha Pioli, – duhet të jemi të përqëndruar. Jam i sigurt se skuadra është në rritje”. Për Suson, autorin e golit, por që nuk ishte titullar, Pioli theksoi se “jam i lumtur që e kam, por një lojtar si ai duhet të japë më shumë”.
Sfidanti.al