Murinjo, më parë largohu nga studio, pastaj mendo të jesh trajner!

Prej muajsh një fushatë lajmesh të rreme ka shpërthyer rreth Zhoze Murinjos. Trajner tek Reali? Teknik tek Dortmundi? Do të ulet në stolin e Arsenalit, apo në atë të Totenhemit? Shumë hipoteza dhe gjëra “gjysmë të mundshme” u përfolën, por përfundimi deri tani ka qenë Zero. Punësimi i trajnerit të famshëm mbetet analist në studiot televizive, ku ai paguhet mjaft mirë, por ku nuk është në profesion.

Lajmi i fundit flet për të si pasardhës i Unai Emerit tek Arsenali, dhe menjëherë bëhet pyetja: Si do t’ia bëjë në klubin ku drejtoi për 22 vjet Arsen Venger, me të cilin ai pati armiqësi të hidhur. Pra, çdo të thonë tifozët, si do të pritet nga publiku në përgjithësi? Këto janë pyetje të drejta, por kryesorja është nëse Murinjo ka ende nerva për t’u kthyer në profesionin e tij bazë? Zakonisht, një trajner që e quan veten aktiv, nuk shkon në studio televizive, siç nuk e kanë bërë Fergusoni, Vengeri, Klopi, Ançeloti apo Zidani. Për më tepër, Arsenali nuk është klubi i blerjeve të çmendura, siç ishte mësur Zhozeja tek Çelsi apo Reali. Londinezët bazohen tek lojtarë të rinj, por Murinjo kurrë nuk ka qenë tifoz i të rinjve!

Sfidanti.al