Tifozi i plotëson dëshirën yllit të Dortmundit, Pulishiç

Kristian Pulishiç kishte udhëtuar nga Gjermania drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit të tij, por kishte harruar diçka të rëndësishme. Futbollisti i Dortmundit shkoi në Uashington për festat dhe për pushimin e dimrit në Bundesligë, por do të kishte dashur të kishte marrë me vete edhe qenin e tij, Timonin. Por, ja që e kishte harruar në qytetin e tij, Hershei po në Amerikë! Pulishiç vendosi të “hidhte një gur në lumë”.

Ai postoi në rrjetet sociale një mesazh ku ishte vendosur fotoja e qenit dhe kishte diçiturën: “Kush dëshiron të më ndihmojë për të sjellë qenin tim nga Hershei në Uashington, që unë ta kem pranë për festat”. Postimi pati efekt dhe një tifoz ia plotësoi dëshirën. Tristan Xhililand-Kunkle ishte njeriu që mori qenin nga shtëpia e Kristianit dhe bëri 210 km me të, duke ia sjellë në Uashington. Kuptohet që falenderimi ishte i thellë dhe besohet se “kafja ishte me bisht”.

Sfidanti.al