Murinjo bën planet e së ardhmes, edhe pse “me valixhe në dorë”

Zhoze Murinjo mund të jetë në dyshim tek Mançester Junajtid, por trajneri portugez vazhdon planet për forcimin e skuadrës sipas një plani afatmesëm, sikur asgjë të mos ndodhë. Njeriu i stolit është në bisedime me Bordonë në Francë për talentin e ri, 20-vjeçar, Malkom, dhe mendohet se ka në plan që ta sigurojë që në janar, për ta dhënë sërish hua në ligën franceze.

Për brazilianin, portugezi është gati të japë 37 milionë euro, ndonëse për momentin Bordoja kërkon 56 milionë. i quajtur Malkom Filipe Silva de Oliveira, ai është një sulmues që e u formua dhe e nisi karrierën te Korinthiansi përpara sesa klubi francez ta merrte në 2016-ën. Edhe pse i ri, ai ka shënuar 15 gola dhe ka luajtur 65 ndeshje në Francë, po ashtu është pjesë e Brazilit U23.

Sfidanti.al