Tifozët japoneze s’u lejuan në stadium për coronavirusin, Leipzig kërkon ndjesë

Leipzig kërkoi këtë të hënë ndjesë për moslejimin e tifozëve japonezë të ndiqnin në Red Bull Arena sfidën e së dielës ndaj Bayer Leverkusen për shkak të frikës nga coronavirus. Në një komunikatë të publikuar në rrjetin social Tëitter, klubi gjerman shpjegoi se personeli I sigurisë kishte intruksione të kontrollonte tifozët që vinin nga zonat e rrezikut duke ndjekur këshillat e Institutit Robert Koch për organizatorët e evenimenteve me fluks publik

‘Për fat të keq, në rastin e tifozsëve tanë japonezë pati një gabim në interpretim-shkruante Leipzig në komunikatën e tij teksa shtoi se u kërkonte ndjesë tifozëve për atë cfarë ndodhi  dhe se po kërkon të hyjë në kontakte me ta për t’I ftuar për ndeshjen e radhës në Red Bull Arena.

Në sfidën e së dielës, Leipzig dhe Bayer Leverkusen barazuan 1-1 që e lejon Bayernin e Mynihut të krijojë një diferencë prej 3 pikësh kundrejt ekipit të Nagelsmann që është në vendin e dytë.

Sfidanti.al