Eden Hazard rezultoi I pafat në sezonin e tij të parë te Reali I madridit. Në fillim ai u vu në shënjestrën e kritikave për formën e tij fizike, më pas u përndoq nga dëmtimet e njëpasnjëshme që nuk ishin aspak të lehta dhe lajmet e këqija për futbollistin belg duket se nuk kanë të përfunduar.
Sipas Onda Cero, Eden Hazard ka vendosur t’I nënshtrohet një ndërhyrjeje për të zgjidhur problemin në këmbën e djathte dhe do të udhëtojë drejt SHBA ku ditën e enjte është parashikuar të kryhet operacioni.
Nëse gjithcka do të shkojë sipas parashikimit, Hazard do të jetë I detyruar të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 3 muaj duke e m byllur sezonin me Realin e Madridit, por duke rrezikuar në të njëjtën kohë të mungojë edhe në kampionatin Evropian të Futbollit me përfaqësuesen e Belgjikës në muajt e verës.
Sfidanti.al