“Të korrat” e mbara të Bundesligës, “çmenden” Bajern, Dortmund e Hofenhajm!

Kampionati gjerman gjithnjë është shquar për lojën e hapur, sulmuese dhe pa presion nga publiku, por ndonjëherë e tepron, madje edhe për standardet e veta. Në tri ndeshje të javës së 23-të u shënuan plot 18 gola. Tri herë realizoi Bajerni ndaj Këlnit, tetë gola ishin në përballjen Dortmund-Leverkusen (6-2), ndërsa takimi Hofenhajm-Ingolshtat përfundoi 5-2. Flitet për tre nga katër ekipet që kryesojnë Bundesligën.

Bajerni pati autorë golash jo nga të zakonshmit si Levandovski apo Myler (ndonëse ky ka kohë që nuk shënon si dikur). Havi Martinez, Huan Bernat dhe Frank Riberi e dërguan topin në rrjetë, ndonëse në fushë ishin edhe Myler, edhe Levandovski, po ashtu Tiago Alkantara apo Dagllas Kosta.

Dortmundi e bëri festë ndaj një ekipi të fortë si Leverkuseni, me autorë golash Dembele, Obamejang, sërish Obamejang, Pulishiç, Shyrrle me penallti dhe Gerrero. Hofenhajmi pati si protagonistë Rudin, Shalain, Kramariçin dhe dy herë Hubnerin. Bajerni kryeson me 56 pikë, Lajpcig ka 49 me një ndeshje më pak, pastaj Dortmund 43 dhe Hofenhajm 41.

Sfidanti.al